UFC 214: Ja çfarë duhet të dini për evenimentin e shumëpritur
July 26, 2017
0 comments
Share

UFC 214: Ja çfarë duhet të dini për evenimentin e shumëpritur

Ultaimate Fighting Championship ose ndryshe UFC do të rikthehet në Honda Center të Anaheim të Kalifornisë këtë fundjavë me tre ndeshje për titull, diçka që do të garantojë spektakël në UFC 214.

Evenimenti kryesor do të jetë përballja e dytë midis Daniel Cormier, i cili momentalisht është kampion bote në peshën ‘Light Heavyweight’, dhe Jon Jones, ish-kampion bote dhe një nga luftëtarët më të mirë që ka shkelur në oktagon.

 

Në sfidën e parë Jon Jones mundi me vendim unanim të gjyqtarëve kundërshtarin e tij por pas problemeve me alkoolin dhe drogën atij iu hoq titulli kampion. Tashmë ai thotë se është një njeri tjetër, thotë se është stërvitur fortë dhe me zi po pret të rikthehet në kafaz. Ndërkohë Cormier kërkon me çdo kusht të hakmerret nga humbja e parë duke shtuar se do të japë jetën në oktagon për të mundur armikun e betuar.

Ndeshja e dytë është ajo midis Tyron Woodley, kampion bote i peshës ‘Welter’, dhe Demian Maia, i cili është një mjeshtër në lojën në tokë dhe vjen nga një ecuri shtatë fitore radhazi. Ndeshja e tretë për titull do të jetë ajo midis Cris Cyborg dhe Tonya Evinger për titullin vakant të peshës pupël të femrave. Gjithashtu do të ketë edhe shtatë ndeshje të tjera përpara se të fillojnë tre sfidat kryesore.

Pra pritet që UFC 214 të jetë një nga evenimentet më të suksesshme të historisë së këtij sporti relativisht të ri.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *