U ofroja 5,000$ kundërshtarëve të tij në stërvitje për ta mundur me nokaut
June 21, 2018
0 comments
Share

U ofroja 5,000$ kundërshtarëve të tij në stërvitje për ta mundur me nokaut

Gjatë historisë të sporteve ka pasur shumë raste kur trajnerët kanë marrë masa të ekzagjeruara për të përmirësuar paraqitjen e sportistëve të tyre. Kështu që nuk është surprizë që Firas Zahabi e ka bërë këtë gjë për kampionin e botës në dy pesha të ndryshme të UFC, Georges St-Pierre.

St-Pierre është një nga luftëtarët më të suksesshëm të historisë së MMA, pasi ka fituar titullin në peshën welter dhe të mesme.

Dhe për shumë vite ai ka punuar me trajnerin besnik Fires Zahabi në palestrën Tristar të Montrealit.

“Georges ka thënë se kam dashur ta vras shumë herë në stërvitje. Kjo është e vërtetë, por e kam bërë shumë rrallë. Djemtë që vinin në stërvitje për t’u ndeshur me të nuk i preknin fytyrën gjatë kohës kur ai ishte ylli më i madh i UFC.

“Është punë respekti. Por unë doja që ai të ndeshej sa më realisht dhe u ofroja kundërshtarëve të tij në stërvitje 5,000$ për ta mundur me nokaut.

“Kur e ndaloje GSP, e shtrije në tokë, unë do të ndalja stërvitjen dhe do të përgëzoja kundërshtarin për 20 minuta në sy të të gjithëve.

“Kjo do ta motivonte Georges dhe aty ai do të shfaqte lojën e tij të vërtetë. Kështu që unë mund të shihja gjendjen e tij reale.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *