U cilësua si luftëtari më budalla i historisë së UFC, ja përgjigja e Soukhamthath
Soukhamthath e di shumë mirë se ishte drejt humbjes n raundin e tretë dhe të fundit të ndeshjes me O’Malley në UFC 222 që u zhvillua të shtunën.
Por kur iu dha mundësia, ai nuk e hapi derën.
O’Malley kishte dëmtuar keqani këmbën e tij të djathtë duke goditur kundërshtarin dhe u zmbraps pasi nuk mund të luftonte më në këmbë.
Po të kishte ruajtur qetësinë, Soukhamthath do ta kishte mbajtur ndeshjen në këmbë, por ai bëri të kundërtën dhe si pasojë i fali fitoren kundërshtarit.
“Po tallem nga të gjithë,” shprehet ai për ESPN. “Po më quajnë luftëtarin më budalla të historisë së MMA. Madje edhe shokët e mi janë dakord. Të gjithë më pyesin se përse nuk luftova në këmbë dhe, për të thënë të drejtën, këtë gjë pyes dhe unë veten.”
Ai tani rrezikon të shkarkohet nga UFC, por shpreson që t’i jepet edhe një shans tjetër.