Tyson tregon diçka për legjendarin Muhammad Ali
December 13, 2019
0 comments
Share

Tyson tregon diçka për legjendarin Muhammad Ali

Mike Tyson është përgjigjur në mënyrë brilante kur u pyet nëse do të fitonte në meçin me Muhammad Ali.

Nuk ka dyshim se Mike Tyson është një prej boksierëve më të frikshëm të të gjitha kohëve.

 Sidoqoftë, “njeriu më i tmerrshëm në planet” ka thënë se nuk do të mund ta mposhte Muhammad Ali në kohën e tij më të mirë.

Kjo pyetje ka qenë pjesë e diskutimeve në botën e boksit për një kohë të gjatë: kush do të fitonte meçin mes Tyson dhe Ali?

 Fatkeqësisht, fansat e boksit kurrë nuk do ta dinë përgjigjen pasi dyshja boksoi në epoka të ndryshme.

Duke folur për “This is 50” në vitin 2012, Mike shpjegoi pse askush nuk do të mund ta ndalte Alin në kohën e tij më të mirë.

Tyson tha: “Nuk ka njeri si ai. Gjithçka që kemi ne, ai i tejkalon. Askush nuk e mposht Alin, nuk ka të bëjë me muskujt, nuk ka të bëjë me koncentrimin, ka të bëjë me të”.

“Nuk mund ta mposht atë njeri, dreqin jo (qesh)”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *