Tyson publikon video, gati për rikthim në boks
May 22, 2020
0 comments
Share

Tyson publikon video, gati për rikthim në boks

Mike Tyson u ka dhuruar tifozëve një video të re ku tregon fuqinë dhe shpejtësisë e tij, ndërsa vazhdon të punojë për meçin e bujshëm rikthyes.

53-vjeçari është duke stërvitur shumë përpara një rikthimi në ring, ku u fol shum për një trilogji ndaj kundërshtarit të vjetër Evander Holyfield.

Por do të jetë Shannon Briggs kundërshtari i tij pasi ka pranuar të ndeshjet me Tysonin.

Tyson u tha fansave në video: ‘Ka një mundësi që unë mund të kthehem’.

I veshur vetëm një palë xhinse, amerikani vazhdoi të luajë me duar duke treguar shpejtësinë e tij, që dikur e bëri atë njeriun më të frikshëm në boks.

Në klipin e shkurtër, Tyson bën një seri kombinimesh duke treguar se është gati.

Të martën, 48-vjeçari Briggs, tha se kishte biseduar direkt me Tysonin dhe kishin të rënë dakord për një përballje të peshave të rënda në të ardhmen e afërt.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *