Tyson: Kur kam qenë fëmijë, jam përdhunuar
Mike Tyson, ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks, në një intervistë televizive të dhënë sot për televizionin e njohur amerikan ESPN, ka deklaruar se kur ka qenë fëmijë, është dhunuar. “Kjo ka qenë për mua një përvojë e tmerrshme, jam traumatizuar. Kam qenë 7 vjet asokohe kur ka ndodhur ngjarja. Një burrë më ka ngacmuar”, u shpreh boksieri amerikan gjatë intervistës televizive për mediat.
Më tej, boksieri amerikan “Majku i Hekurt”, tha: “Ky ka qenë një episod i vështirë për jetën time për t’u pranuar, por që në fakt më ka bërë më të fortë. Këtu janë ëprvoja që e forcojnë karakterin e një njeriu”, tha Tyson, që u bë një ikonë e sportit të boksit në peshat e rënda. Në fakt, disa vite më parë, Tyson kishte folur shkarazi për këtë ngjarje.