Tyson Fury paralajmëron rikthimin: Së shpejti do mësoni lajmin e madh
February 21, 2018
0 comments
Share

Tyson Fury paralajmëron rikthimin: Së shpejti do mësoni lajmin e madh

Sfida e fundit e Tyson Fury në ring daton në nëntor të vitit 2015, kur 28-vjeçari mundi Wladimir Klitschko në Gjermani dhe mori titujt kampionë bote të peshave të rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO. Që prej asaj kohe Fury nuk është ngjitur më në ring, ka humbur titujt kampionë bote, ka dalë pozitiv me kokainë (deklaroi se e përdorte ndaj depresionit) dhe iu hoq licensa për boksim. Pas më shumë se dy vitesh, boksieri britanik i është rikthyer stërvitjes, pa dhënë një datë të saktë se kur do të duelojë sërish, gjë të cilën mund ta bëjë gjatë kësa jave.

Së shpejti do të jap një lajmërim të madh. Qëndroni në pritje ditët në vijim”, ka qenë deklarata e dhënë sot nga ish-kampioni i botës në faqen e tij zyrtare “Tëitter”, i pamposhtur, me 25 fitore dhe asnjë humbje në karrierë. Javën e kaluar, boksieri britanik ka qenë në Manchester, për të parë duelin mes George Groves dhe Chris Eubank Jr, ku deklaroi se kishte humbur sërish peshë dhe po i afrohej formës optimale. “Jam duke u rikthyer, po shkoj drejt peshës time. Të gjithë boksierët e peshave të rënda po dridhen, pasi unë po rikthehem”, tha Fury.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *