Tyson Fury konfirmon tërheqjen e tij nga sporti
July 27, 2017
0 comments
Share

Tyson Fury konfirmon tërheqjen e tij nga sporti

Boksieri britanik Tyson Fury (25 fitore e asnjë humbje) ka postuar në faqen e tij zyrtare “Twitter” një mesazh që ka shijen e lamtumirës nga sporti. Kjo nuk është hera e parë që ish-kampioni i botës në peshat e rënda deklaron një gjë të tillë, por mesazhi i fundit duket sikur i ka vënë kapat rikthimit të Fury në ring. “Kam qenë i bekuar për gjithçka kam arritur në jetë dhe karrierën time. Rrugëtimi në boks ka qenë epik për sa kohë ai ka zgjatur. Falënderoj fansat e mi për mbështetjen dhe besimin që kanë patur tek unë. Shpresoj që ju ta keni shijuar atë sa më shumë. Ky është fundi”, ka shkruar Tyson Fury në rrjetet sociale.

<blockquote class="Tweet h-entry js-tweetIdInfo subject expanded

is-deciderHtmlWhitespace" cite="https://twitter.com/Tyson_Fury/status/890243501258137600" data-tweet-id="890243501258137600" data-scribe="section:subject">

Tyson Fury u shpall kampion botë në nëntor të 2015-ës, kur mundi me vendim unanim të gjyqtarëve legjendën Wladimir Klitschko. Palët ranë dakord për revanshin, por ai u shty dy herë për shkak të dëmtimeve të Fury, që nuk është ngjitur më në ring që prej atij takimi. Më pas, në shtatorin e vitit të kaluar, boksieri britanik doli pozitiv me kokainë, duke rënë në depresion dhe hoqi dorë nga tiujt kampionë bote, që dolën vakant. Fury pat deklaruar se do të rikthehej në ring, duke insistuar në një duel me patriotin e tij Anthony Joshua, por duket se ky është vërtet fundi për të, duke u tërhequr i pamposhtur.

Nga dueli mes Klitschko dhe Fury

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *