Tyson Fury: Isha nervoz para duelit me Seferin
June 19, 2018
0 comments
Share

Tyson Fury: Isha nervoz para duelit me Seferin

Boksieri Tyson Fury ka rrëfyer se ka qenë shumë nervoz para duelit të 9 qershorit ndaj Sefer Seferit. Mungesa e gjatë nga ringu, dy vite e gjysmë që pas duelit ndaj Wladimir Klitschko (nëntor 2015) kishte krijuar mjaft dyshime te Fury, që fitoi sfidën ndaj shqiptarit me “KO” në raundin e katërt. Britaniku u shpreh se kishte nevojë për më shumë raunde të zhvilluara për të hequr tensionin e akumuluar para kësaj përballje.

Ishte një periudhë e gjatë pa duel, gati 3 vite. Dueloja në një stadium ku ishin shitur të gjitha biletat dhe presioni ndaj meje ishte i madh. E pranoj që isha nervoz dhe m’u deshën 2-3 raunde për të dalë nga kjo situatë. Por pasi kalova këtë moment, gjithçka ishte më e lehtë. Tani pres që të jem më i qetë në ring në përballjen tjetër, pasi u mësova me ringun, më kishte munguar”, u shpreh Tyson Fury, 26 fitore e asnjë humbje në karrierë

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *