Tyson Fury: E ngjita një herë Everestin, tani mund të tërhiqem
July 21, 2017
0 comments
Share

Tyson Fury: E ngjita një herë Everestin, tani mund të tërhiqem

Boksieri britanik Tyson Fury ka befasuar të gjithë sot kur ka thënë se ndoshta nuk do të ngjitet më kurrë në ring edhe pse është përfolur se mund të ngjitet sërish në ring në shtator të këtij viti. 28-vjeçari, që nuk duelon prej gati 2 vitesh, që kur fitoi titujt kampionë bote ndaj Wladimir Klitschko, ka thënë se mund t’i thotë “lamtumirë” sportit. “Kur e ngjit një herë Everestin, kupton se nuk ke më asgjë tjetër për të arritur”, ka thënë sot Tyson Fury.

Nga dueli mes Tyson Fury dhe Wladimir Klitschko

Ish-kampioni i botës dorëzoi titujt vjeshtën e kaluar, pasi anulloi dy herë revanshin me boksierin ukrainas dhe pasi doli pozitiv me kokainë gjatë një testi antidoping, shtatorin e kaluar. Disa herë është përfolur për rikthimin e Fury këtë vit ose gjatë pranverës së 2018-ës, për një përballje me patriotin e tij Anthony Joshua. Por Fury ka befasuar të gjithë sot kur tha: “Kam gati 2 vjet që nuk dueloj, ndaj nuk besoj se është e ndershme të dueloj direkt për titull. Duhet t’i ngjis shkallët një e nga një. Koha ime ishte 2 vite më parë. Nëse një ditë do të rikthehem në ring, do t’ju njoftoj. Nëse jo, atëherë këtë konsiderojeni si një lamtumirë”, ka thënë Tyson Fury.

Boksieri britanik Tyson Fury

Duket se boksieri britanik ka dëshira ta mbyllë karrierën e tij si i pamposhtur, pasi i ka fituar të 25 duelet e zhvilluara si profesionist (18 fitore me KO). “Jam ende i pamposhtur dhe në historiën e peshave të rënda ka vetëm dy boksierë që janë tërhequr nga sporti të pamposhtur. Njëri është Rocky Marciano, tjetri jam unë”, tha Fury, që më tej shtoi: “Unifikova titujt, munda njeriun që duhej të mundja, më të mirin. Për çfarë kam nevojë tjetër që të ngjitem sërish në ring”, ka deklaruar sot Tyson Fury, fjalë që kanë shijen e një lamtumire nga sporti edhe pse është përfolur se ai ka rinisur stërvitjen.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *