Tyson dëshiron t’i kthehet ringut
April 27, 2020
0 comments
Share

Tyson dëshiron t’i kthehet ringut

Ish-kampioni i padiskutueshëm i botës në kategorinë e peshave të rënda në boks, Mike Tyson, është duke mëndur që t’i vë dorëzat, të kthehet në ring dhe të zhvillojë meçe.

Legjenda amerikane e boksit zhvilloi 58 duele gjatë karrierës së tij, duke regjistruar 50 fitore (44 me nokaut), gjashtë humbje dhe dy përballje u mbyllën pa fitues.

 

Ai mban rekordin si kampioni më i ri i botës në peshat e rënda (20 vjeçar në vitin 1986), ndërsa u pensionua përgjithmonë nga boksi në vitin 2005 pasi pësoi humbje nga kundërshtarë që nuk ishin të nivelit të tij.

53-vjeçari mendon të përgatitet fizikisht për t’u ndeshur sërish në meçe që do të zgjasin tre ose katër raunde e që nuk do të jenë të nivelit profesional.

“Mendoj se do t’i zhvilloj disa meçe përgatitore dhe do të kthehem në formë”, ka thënë Tyson gjatë një bashkëbisedimi me reperin T.I. duke shtuar se përfitimet do të shkonin për qëllime bamirëse.

Duelet e karakterit joprofesional mund të jenë fitimprurëse në kohën moderne. Natën e Vitit të Ri 2018, Floyd Mayweather përfitoi nëntë milionë dollarë kur e nokautoi tri herë brenda një raundi kikbokserin japonez, Tenshin Nasukawa.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *