Turneu për fëmijë në Bullgari, Alili i pari, Ramadani i treti
March 12, 2018
0 comments
Share

Turneu për fëmijë në Bullgari, Alili i pari, Ramadani i treti

Në turneun prestigjioz për fëmijë, dhe të vetmin të kësaj grupmoshe zyrtarisht në kalendarin vjetor të Federatës Ndërkombëtare në Mundje (UWW), “Zlati Dinev Roydev”, mundësi I Lirisë, Besir Alili, arriti të shpallet kampion, duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri me 44 kg.

Në finalen e madhe të kësaj kategorie, Alili ishte i shkëlqyeshëm ndaj medalistit të bronzte nga europiani i fundit për fëmijë, Giorgi Gogritciani nga Gjeorgjia, të cilin arriti ta mposhtë pas një beteje të vërtetë.

Për Besir Alilinë është ky një sukses tjetër i madh dhe paralajmërim për sukseset që e presin gjatë këtij viti dhe në të ardhmen.

Lajm tjetër i mirë për Lirinë është edhe medalja e bronztë e fituar nga Muhamed Ramadani në kategorinë deri më 85 kg. Ai gjatë ditës së sotme në garat e repasazhit arriti të fitoj dy kundërshtarë bullgarë dhe me këte e fitoj medaljen e bronztë në këtë turne prestigjioz.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *