Turneu është organizuar nga Aziz Salihu
April 1, 2017
0 comments
Share

Turneu është organizuar nga Aziz Salihu

Në ambient të hapur, në sheshin në Prishtinë, është mbajtur turneu ndërkombëtar i boksit “NATO Thank You”. Turneu është organizuar nga Aziz Salihu, kryetar i klubit të boksit Prishtina, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të SHBA-ve.

Boksieri shqiptar nga Maqedonia, Lulzim Bajrami, është fitues i turneut, ndërsa tekniku më i mirë u zgjodh Alban Beqiri (Shqipëria) dhe luftaraku më i mirë Patriot Behrami (Kosova). Meçet i drejtuan gjyqtarët Latif Demolli, Rrustem Konjuhi, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi dhe Visar Ibrahimi.

Aziz Salihu është i kënaqur me rrjedhën e turneut dhe aq me tepër me kohën e mirë që ka mbretëruar e mundësuar që të zhvillohen meçet sipas plani të paraparë. “Isha në presion gjatë këtyre ditëve, sepse ishte dilema të mbahej apo jo turneu.

Megjithatë u mbajt turneu dhe ishte një kënaqësi e madhe. Jam çuditur me tifozët që ishin në një numër të madh dhe për më shumë se dy orë qëndruan në këmbë, ku ishin të gjitha moshat, që nga fëmijët e deri të pleqtë. Shikuesit janë kënaqur nga meçet e bukura që panë. Besoj se ata që me premtuan të mi realizojnë kushtet do të kryejnë ato obligime”, tha Salihu. Ndryshe, turneun ne fjale nga afer e ka percjell edhe Faton Salihu, nenkryetar i Federates se boksit te Maqedonise.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *