Turku kërkon revanshin ndaj Ferit Ketës
Ferit Keta u ngjitë në ring me 9 shtator në Dibër të Madhe ndaj rivalit turk Fatih Mehmet Karakus, të cilin e mposhti në raund të katërt pas një dominimi absolut të bulqizakut.
Feriti regjistroi fitoren e 11-të, në atë mbrëmje para dy muajsh, por këto ditë kundërshtari i tij është “zgjuar” duke dërguar mesazhe direkte trajnerit të Feritit, Ismail Ketës dhe duke dhënë intervista në mediat turke.
Sipas turkut në ndeshjen e zhvilluar në Dibër të Madhe është tërhequr për shkak dëmtimi dhe doktori i tij nuk e ka lejuar të vijoi përballjen. Këtë herë kërkon ndeshje në kikboks dhe jo në boks pasi shprehet se titullin botëror e mban në kikboks.
Duke qenë se Ferit Keta është kampion Europe në Kikboks ai kërkon një revansh në një “fullfight”, pra me grushta dhe shkelma.
Në fund të çdo deklarate publike turku tregon se ka premtuar popullit turk fitore ndaj Ferit-it dhe për ta realizuar këtë vendos në lojë të dy titujt e tij pa fitim financiar vetëm që ta realizojnë revanshin:
“Unë i kam premtuar popullit tim fitore me ty, ku je Ferit Keta? Unë ndeshem në Tiranë, Dibër të Madhe, Mynih ose të mirëpres në Turqi dhe vendos dy titujt e mi në lojë edhe pa fitim financiar. Jeni burra ju vëllezërit Keta, përgjigjuni!”-ky është mesazhi i dërguar prej tij, siç tregon trajneri i Feritit, Ismail Keta.