TRUPI JUAJ HORMONAL
June 20, 2017
0 comments
Share

TRUPI JUAJ HORMONAL

Hormonet janë të lidhura me humorin tuaj, me regjimin e të fjeturit, me seksualitetin tuaj, me oreksin…për të mos përmendur metabolizmin tuaj, lidhen gjithashtu me peshën dhe vendet ku depozitohet dhjami. Disa nga dërguesit kyç të mesazheve kimike, të cilët ndihmojnë në përcaktimin e peshës trupore dhe përbërjes së trupit janë:

GHRELIN: HORMONI QË STIMULON OREKSIN

Ghrelin, i krijuar në stomak, është hormone që stimulon oreksin. Përqëndrimi i gjakut të ghrelin është shumë i lartë përpara një vakti dhe pas ngrënies së tij ai bie. Kur një trup po bie në peshë, stomaku nxitet të prodhojë më shumë ghrelin, si rrjedhojë nxitet dëshira për të ngrënë, gjë që e bën të vështirë tam bash peshën në nivele të ulëta. Personat obese kanë tendencën të kenë një përqëndrim shumë më të lartë të këtij hormone që të jep uri.

LEPTIN: HORMONI QË ZVOGËLON OREKSIN

Leptin, i krijuar nga qelizat e yndyrës, përçohet drejt trurit duke mbajtur mesazhin për uljen e oreksit dhe stimulimin e shpenzimit të energjisë. Sa më shumë shtresa dhjamore në trup, aq më shumë leptin gjendet duke qarkulluar nëpër gjak. Në teori, ky leptin ekstra duhet të rezultojë në humbje peshe. për fat të keq, personat mbipeshë dhe ata obese nuk janë të ndjeshëm ndaj efekteve të leptinit. Dhe skenari më i keq akoma – kur një trup humbet peshë, bie dhe përqëndrimi i leptinit, duke e bërë më të vështirë ruajtjen e një peshe të ulët.

OESTROGEN: HORMONI SEKSUAL FEMËROR

Oestrogeni krijohet tek vezoret dhe luan rolin e tij në shpërndarjen e dhjamit në trup. Oestrogeni bën të mundur që femrat në moshën kur lindin fëmijë depozitojnë më shumë dhjam në pjesën e poshtme të trupit (forma dardhë). Gjatë menopauses, përqëndrimi i oestrogenit bie dhe shpërndarja e dhjamit në trup ndryshon, duke bërë që më shumë dhjamra të depozitohen në pjesën e belit (forma mollë).

KORTIZOL: HORMONI I STRESIT

Kortizoli prodhohet nga gjëndrat adrenale si përgjigje ndaj stresit. Kortizoli ndihmon trupin të çlirojë karburant (psh.: glukoze, aminoacide dhe acide lyrore) për të kundërvepruar ndaj stresuesve (si, sëmundjeve, dëmtimeve, apo faktorëve të tjerë). Por, stresi emocional dhe mendor nuk kërkon karburant ekstra. Përqëndrimi i lartë i kortizolit rrit gjithashtu dhjamrat në pjesën e belit, llojin e dhjamrave që janë më shumëtë lidhura me sëmundjet si, diabeti apo sëmundjet e zemrës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *