Trump plotëson dëshirën e Khabib, babai merr vizë amerikane për UFC-229
August 19, 2018
0 comments
Share

Trump plotëson dëshirën e Khabib, babai merr vizë amerikane për UFC-229

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, kampioni i botës në peshën e lehtë në UFC, rusi Khabib Nurmagomedov, ka bërë me dije se babai i tij Abdulmanap Nurmagomedov do të jetë i pranishëm në eventin e UFC-229, që zhvillohet më 6 tetor në Las vegas, pasi ka mundur të marrë vizën amerikane. Në atë event që zhvillohet në Las Vegas, rusi do të mbrojë titullin ndaj irlandezit Conor McGregor.

E veçanta është se për herë të parë në karrierën e tij, Nurmagomedov do të ketë pranë babain e tij në një duel në kafaz, që është njëkohësisht edhe trajneri i tij. Asnjëherë më parë babai i sportistit rus nuk ka patur mundësi ta ndjekë “live” duelet që Khabib zhvillonte në Amerikë, pasi Abdulmanap nuk ka mundur të marrë vizën amerikane më parë, që gjithnjë i është refuzuar.

Por këtë herë gjërat janë ndryshe, pasi ai që ka ndërhyrë te presidenti i Amerikës ka qenë Dana White, presidenti i UFC-së, që është edhe mik i Donald Trump. Kampioni rus i arteve marciale mikse i pat kërkuar pak kohë më parë Dana White që ta ndihmonte për babanë, që të merrte vizën amerikane dhe kërkesa e Nurmagomedov u plotësua, ndaj Khabib ka falënderuar presidenti i UFC-së për ndihmën.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *