Tre vëllezër karateist që pritet shumë në të ardhmen
April 26, 2017
0 comments
Share

Tre vëllezër karateist që pritet shumë në të ardhmen

Tek klubi i karatesë “Forca” qe 6 muaj janë duke stërvitur tre vëllezër me plot energji dhe me plot motiv për punë e suksese.

Vijnë nga një familje sportive ku prindi i tyre Vullnet Azemi ka qen ish sportist luftarak si dhe daja i tyre Resull Kaplani i cili ka qen disa herë kampion i Maqedonisë në Karate. Bëher fjalë për vëllezërit Veron, Vegim e Vigan Azemi të cilët për momentin e posedojnë brezin e kuq, ndërkohë që këtë javë dy prej tyre fituan edhe medaljen e para nga garat zyrtare.

Vegimi arriti të fitoj medaljen e artë në kata tek turneu Kerçova Open kurse Vigani ishte i argjend. Trajneri i tyre, Muharem Imeri, ka vetëm fjalë të mira për këta djelmosha.

“Janë fëmijë shumë të disiplinuar por edhe xheloz për punën që bëjnë andaj edhe japin maksimumin në stërvitje. Edhe pse është herët të flasim diq më shumë, mendoj se nëse ushtrojnë kështu do arrijnë suksese në të ardhmen”, pohoi Imeri për Arena Ring.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *