TRAJNIMI ME PESHA PER FEMIJE. ÇFARE DUHET TE DINI
August 13, 2017
0 comments
Share

TRAJNIMI ME PESHA PER FEMIJE. ÇFARE DUHET TE DINI

RREGULLAT – TE MIRAT

Eshte e natyrshme qe nje femije ne moshen e para pubertetit te doje te trajnohet me pesha, kjo ne fakt, jo se ka te beje gjithmone me te mbajturit ne forme apo te ndjerit mire, por u pelqen te imitojne te atin, vellane apo me te rriturit, dhe sa me shume rritet te duket me i bukur, me mashkullor e sidomos me terheqes per seksin tjeter.

Gjithesesi gjithmone lind pyetja a duhet te trajnohen me pesha apo Jo?

Varet se ke degjoni, pasi komuniteti i fitnesit eshte i ndare lidhur me kete çeshtje. Shume prej tyre thone se femijet para moshes se pubertetit nuk duhet te merren me trajnim me pesha, pasi mund te shkaktojne demtim te diskut te rritjes.

Thuhet gjithashtu se nag ana hormonale dhe strukturore, ana fiziologjike e femijes nuk eshte e pergatitur dhe nuk i pershtatet stresit qe shkakton nje program trajnimi me pesha. Kjo qe thame me siper eshte e vertete nese femijet vihen ne nje program trajnimi me te njejtin intesitet si te rriturit. Megjithate, problemi kryesor dhe me I rendesishem eshte hartimi i nje programi te pershtatshem per femijen.

Sigurisht qe, ngritja maksimale e peshave deri ne kufijte kur nuk mundesh më dhe shtimi i superseteve apo strategjive te tjera me intensitet te larte, detyrimisht do te jete shkaterrimtare per nje femije qe ndjek nje program te tille trajnimi me pesha.

“Ngritja e peshave te renda mund te ushtroje shume presion mbi muskujt e njome, tendinat dhe disqet e rritjes, sidomos nese nenvleftesohet teknika, me synimin per te ngritur pesha sa me te renda.”…shprehet Eduard Laskowski M.D specialist I mjekesise dhe rehabilitimit Kliniken Mayo, Rochester, Minnesota.

Me e mira do te ishte, te fokusohej ne formulimin e nje programi trajnimi force specifik per femije edhe pse mund te kete te perfshire ushtrime me pesha. Keto programe te specializuara duhet te perdoren nen vezhgimin e rrepte te specialistit, kur femija te jete arritur moshen e pubertetit dhe ka arritur nje baze te arsyeshme force – e mbi te gjitha fokusi duhet te jete tek peshat e lehta dhe levizjet e kontrolluara, duke I dhene rendesine e duhur teknikes dhe sigurise.

A ESHTE TRAJNIMI ME PESHA I SIGURTE PER FEMIJET?

Bazuar ne Kolegjin Amerikan te Mjekesise Sportive (ACSM) dhe Shoqates Kombetare te Forces dhe Kontrollit (NSCA), femijet ne moshen parapubertetit mund te bejne trajnim rezistence me disa kufizime.

Me poshte eshte nje permbledhje me udhezime te rendesishme:

• Femijet duhet te jene mjaftueshmerisht te pjekur, ne menyre qe t’u pergjigjen me vetedije keshillave te trajnerit dhe te sillen ne menyren e duhur (duke ndjekur udhezimet e trajnereve dhe duke I respektuar ata).

• Trajnimi me pesha duhet te zere vetem nje pjese te regjimit te ushtrimeve te nje femije (sportet, lojerat dhe levizjet qe Jane te lidhura me aktivitetet jane gjithashtu shume te rendesishme).

• Femijet duhet te evitojne ngritjen gati ne maksimum ose ne maksimum te peshave. ACSM thekson veçanerisht se femijet duhet te punojne me nje nivel rezistence, qe i lejon te mos kryejne me shume se 8 perseritje (me pak fjale, me femijet duhet synuar tek peshat e lehta dhe me shume perseritje.)

• Femijet duhet te jene nen mbikqyrje gjate gjithe kohes se seancave te trajnimit me pesha.

• Duhet nje kujdes teper i veçante per te parandaluar demtimet e mundshme, sidomos tek femijet me te rritur pasi ata jane me te predispozuar (te kene nje rutine ushtrimesh te shumellojshme, per te parandaluar stresin e ushtruar ne pjese te veçanta te trupit).

• Forma dhe teknika e duhur duhet te jete prioritare ne ekzekutimin e ushtrimit. Femijet jane me te predispozuar per demtime, pasi sistemi muskulor I tyre eshte akoma i pazhvilluar, keshtu qe asnjere mos rezikoni te beni me hile, apo te sakrifikoni tekniken per te ngritur me shume pesha apo bere me shume perseritje.

PO SA I RI DO TE THOTE SHUME I RI

Shpeshhere thuhet se femijet qe kane arritur moshen 13 vjeçare do te perfitojne nga trajnimi me pesha, pasi ne kete moshe zhvillimi i sistemit nervor e muskular I tyre eshte ne nje faze te pershtatshme per nje trajnim te tille te kontrolluar.

Femijet qe jane ne fazen e para pubertetit do te perjetojne gjithashtu ca perfitim force nga trajnimi me pesha, por keto perfitime vijne me shume prej pershtatjes neurogjenike (venia ne pune e fibrave muskulore), sesa mases muskulore dhe gjeja me e mire eshte te pritet deri ne fazen kur ata te jene gati per perfitim ne madhesine e muskujve, perpara se te rrisin intensitetin e trajnimit.

Pikerisht per kete, femijet ne moshen e para pubertetit kane mungese te androgeneve (hormone steroide-natyrale si testosteroni dhe androsteroni), te cilet ndihmojne ne rritjen muskulore dhe shpeshhere keto hormone cilesohen si çelesi i suksesit te trajnimit me pesha. Megjithate nuk ka arsye te pritet derisa trupi I femijeve te filloje te prodhoje androgjene.

Ne fakt, eshte zbuluar se femijet nen moshen 13 vjeç jane ne gjendje te trajnohen me pesha dhe te shohin edhe te mirat, kjo per sa kohe ato trajnohen nen mbikqyrje dhe te sigurte.

Nga ana tjeter, kjo do I ndihmoje per te kaluar më me lehtesi ne fazen e mevonshme te post pubertetit e te trajnimit me intensitet me te larte, nese mesojne qe heret tekniken e duhur te trajnimit.

TE MIRAT E TRAJNIMIT ME PESHA TEK FEMIJET

Trajnimi I forces, i bere ne menyre te rregullt e te sigurte, mund te ofroje shume te mira tek femijet qe trajnohen. Gjithmone duhet pasur parasysh qe keto seanca trajnimi duhet te mbikqyren rreptesisht dhe qellimi I trajnimit te mos jete garues.

Nese zbatohen keto dhe rregullat e vendosura nga Kolegji Amerikan i Mjekesise Sportive atehere te mirat do te ishin:

• Rritje e forces muskulare dhe rezistencen.
• Permiresimin e performances sportive.
• Funksion me te mire kardio-respirator.
• Ndihmon ne mbrojtjen e muskujve dhe kyçeve te femijes nga demtimet, qe vijne si pasoje e aktiviteteve te tjera.
• Kocka me te fuqishme.
• Nje forme trupi te kenaqshme.
• Nivel te ulet kolesteroli.
• Nje model te trajnuari qe zgjat per te gjithe jeten.
• Konceptin e vendosjes se objektivave.
• Femija mund te zhvilloje interestin mbi shendetin e tij.
• Vete-vleresim.
• Zakon te mire te te ushqyerit shendetshem.

Gjithashtu nuk mund te menjanohet te ushqyerit shendetshem, qe ze nje vend shume te rendesishem ne rritjen e femijes dhe aktivitetin fizik.
Ushqimet e rekomanduara jane: bananet dhe frutat e tjera, sandwichet te pergatitura me perberes te shendetshem, mishi dhe perimet e qumeshti.
Mengjesi eshte vakti kryesor. Nje gjume I rregullt 10-12 ore eshte po ashtu shume i rendesishem per rritjen dhe trajnimin e femijes.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *