Trajneri nga Gollaku që pretendon ta trondit botën!
July 18, 2017
0 comments
Share

Trajneri nga Gollaku që pretendon ta trondit botën!

Ka lidh një inat më shumë se sportivë. Është më i vendosur se asnjëherë më parë ish boksieri i Prishtinës, Besim Brahimi, aktualisht selektor i kombëtares së Kosovës, Besim Brahimi, i cili ka zbuluar e formuar disa nga talentet veçmas Donjeta Sadiku, e cila për tre vjet ka tri suksese të jashtëzakonshme. Donjeta në vitin 2005 u bë nënkampione e botës për junior, një vit më vonë kampione e Evropës për të reja dhe sivjet nënkampione e Evropës për të reja.

Brahimi është nga trajnerët e rrallë apo fare nuk kishim kësi kalibri në boks pas luftës, që brenda një periudhe të shkurtër sa ekziston Gollaku, të krijojë disa nga boksierë të jashtëzakonshëm, është për shumëkënd e pabesueshme, por puna e tij reflektoj në tërësi. Donjeta Sadiku, Patriot Behrami etj. janë emra që mund ta tronditin botën sportive në periudhat e ardhshme. Brahimi është i vendosur që ta kap edhe medaljen olimpike në Tokio në vitin 2020 dhe për atë edhe po e përgatit Donjetën apo siç thonë mban stërvitje në regjim të ashpër sportiv, përkryer në gjuhën sportive me disiplinë të lartë. Pas Majlindës Donjeta llogaritet si sportistja që mund t’i sjell medalje olimpike shtetit tonë!

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *