Trajneri i McGregor pranon se sfida ndaj Khabib do të zhvillohet brenda 2018-ës
June 26, 2018
0 comments
Share

Trajneri i McGregor pranon se sfida ndaj Khabib do të zhvillohet brenda 2018-ës

Edhe pse ka gati 2 vjet që nuk duelon në kafaz duket se e ardhmja e Conor McGregor po merr një zgjidhje. Zërave të shumtë se Conor McGregor do të duelojë ndaj Khabib Nurmagomedov i është shtuar sot edhe ai i trajnerit të irlandezit John Kavanagh, që konfirmon se sfida e madhe për titullin kampion bote do të zhvillohet brenda 2018-ës.

McGregor humbi titullin kampion bote të peshës së lehtë para eventit të UFC-223, titull të cilin e fitoi ndaj Eddie Alvarez në nëntor të 2016ës, por nuk e mbrojti asnjëherë. Ndaj dhe UFC vendosi t’ia heqë. Por Kavanagh pranon se marrëveshja për të dueluar ndaj kampionit aktual, rusit Nurmagomedov, është pranë, duke rikthyer irlandezin në kafaz.

Unë vë bast gjithçka që kjo përballje do të ndodhë brenda këtij viti. Me shumë gjasa, duel do të zhvillohet në Las Vegas”, tha trajneri Kavanagh, një nga njerëzit më të besuar të Conor McGregor, që e ka shoqëruar gjithnjë nga afër. Irlandezi pritet të zgjidhë së shpejti edhe problemet me drejtësinë dhe më pas të marrë lejen për të dueluar sërish në kafaz.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *