Trajneri i Majlindës frikësohet për diçka
July 31, 2017
0 comments
Share

Trajneri i Majlindës frikësohet për diçka

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka thënë se Komiteti Olimpik i Kosovës, duhet të bënë me shumë për sportistët. Kuka ka vlerësuar lart rezultatet e arritura të xhudisteve e xhudistëve në Festivalin Olimpik Evropian, që u mbajt në Gyor Hungarisë. “Paraqitja e të rinjve në Gyor për shumicën e federatave dha signale që ende s’ka qasje serioze për gjeneratat e reja! Premtimet për medalje ishin me shumicë nga secili trajner prezent atje, pothuajse nga të gjithë por realisht gjasa për medalje patën vetëm dy garues Laura dhe Shpati, garues të sportit të xhudos të cilët arritën deri në zonën e medaljeve gjegjësisht Laura e 5-ta e Shpati i 7-ti, por rezultat ky që me pak fat ka mundur të shndërrohet në medalje!”, shkruan Kuka.

Ai më me tej ka frikën se edhe në Lojërat Olimpike  – ‘Tokio 2020’ mund të ketë Kosova protagonistë një sport sikurse në Rio. “Komiteti Olimpik më shumë të mendoj për sportistët e rinj, që kanë nivel përndryshe Olimpiadat 2020 dhe 2024, po frikohem që do kenë protagonist të Normës Olimpike një sport si në Rio! Laura Fazliu dhe Shpat Zeka ishin adut por ata si duket u dogjën nga dëshira që Kosovës ti sjellin medaljen e parë nga EYOF! Parashikimet e parakohshme dhe joreale rezultojnë me dështim e me dështime duhet kërkuar përgjegjësi!”, shkruan Kuka. Pa dyshim se Xhudoja tash për tash është i vetmi sport që mund të llogaritet se mund të arrijnë suksese të jashtëzakonshme. Xhudo është sporti që ka sjellë të gjitha medaljet e mundshme nga rrafshi ndërkombëtar, edhe medaljen e artë olimpike falë krenarisë shqiptare Majlinda Kelmendi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *