Trajneri i KK “Keiks” reagon ndaj padrejtësive në Kampionat
Trajneri i klubit të karatesë “Keiks” nga Shkup, Elvir Kurtanoviç, është shprehur shumë i frustruar me referimin në kampionatin e fundit të Maqedonisë ku edhe nxirrej vizat për tu paraqit ne kampionatin ballkanik që zhvillohet në fund të muajit në Dubrovnik. Sipas tij, klubi ka pasur kapacitet të fitoj më shumë se tre medalje të arta dhe këtë ia kanë pamundësuar gjyqtarët.
“Gjykimi joprofesional, i pavetëdijshëm dhe tendencioz i gjyqtareve ne Kampionatin shtetërore te Maqedonisë për kadet, junior, senior dhe U21 sollën rezultat jo të kënaqshëm për klubin tone, me ç’ratë ne kemi pritur me shume se tre medalje ari nga ky kampionat. Gjithsesi jemi te gatshëm qe te gjitha këto padrejtësi ti argumentojmë dhe te japim një pasqyre sa më reale se çfarë në të vërtete atë dite ndodhi, referim i njëanshëm dhe joreal ndaj garuesve tanë. Ky konkluzion, bazohet jo vetëm nga dëshpërimi ynë, por edhe nga shume trajner te klubeve te tjera ne vend, qe po te njejtit, gjithashtu si në rende u dëmtuan. Kemi dhe te tille qe janë ndare të kënaqur nga ai kampionat, ata te cilët vazhdimisht janë nen mbrojtjen e FKM. Kjo ne veçanti theksohet edhe ne kohen e fundit, qëkur një numër i konsiderueshëm i gjyqtareve kualitativ, të cilët FKM i financoi neper trajnime te ndryshme për përsshmërin e tyre, shkuan jashtë vendit, ndërsa përfaqësuesit sportiv për shkak të mungesës së mjeteve nuk arritën të shkojnë në kampionatin evropian dhe botërore. Pikëpyetja e tejkalimit të kësaj situate qëndron në disponimin dhe potencialin e udhëheqësve aktual të kësaj organizate”- thotë Elvir Kurtanoviq në reagimin e dërguar në redaksinë tonë.
Ai shton “Pakënaqësia ime për 10 medaljet e fituara, nga te cilat 3 ari, 4 argjend dhe 3 bronz, qëndron në faktin se unë besoj dhe i njohe kapacitetin dhe potencialin e garueseve të KK Keiks, prandaj ngelet qe vlerat e tona ti dëshmojm në Kampionati Ballkanik i cili do te mbahet javën e ardhshme ne Dubrovnik. Stilin dhe mënyren gjithsesi nuk do ti ndryshojm, do te vazhdojmë me kokën lartë dhe vetëm nëpërmjet vlerave të vërteta, e jo manipulimeve me këtë sport fisnik, do të dëshmojmë kualitetin tone. E rëndësishme është për ne,që me dinjitet ti mbrojmë ngjyrat e shtetit tone”, përfundoi trajneri i klubit.