Trajneri i K.K. “Kushtrimi”, Aliu:Jam i kënaqur suksesin e karateistëve
November 13, 2018
0 comments
Share

Trajneri i K.K. “Kushtrimi”, Aliu:Jam i kënaqur suksesin e karateistëve

Për nder të ditës së çlirimit të qytetit të Shkupit, të dielën u mbajt turneu ndërkombëtar tradicionl në karate “13 Nentori” nën organizim të K.K. “Cvetan Dimov” nga Shkupi.

Në këtë turne të fuqishëm morën pjesë rreth 450 sportistë nga disa shtete ballkanike, mes tyre edhe K.K. “Kushtrimi” nga Hasanbegu i Shkupit, i cili arriti të rrëmbejë gjithësej 8 medalje, prej tyre: tre të arta, tre të argjendta dhe dy të bronzta.

Me medalje të artë u stolisën:

Besnik Kadriu senior -60
Azra Abdulai juniore -59
Aida Aliu kata 2006

Me medalje të argjendtë:
Rudina Aliu kadete -54
Hadis Ismaili 2006 +47
Leotrim Ismaili kadet-60

Me medalje të bronztë u stolisën:
Aser Abdullahu kadete +54
Fisnik Aliu kata 2009

“Jam i kënaqur nga paraqitja e sportistëve, sidomos nga ato që përgatiten për kampionatin shtetëror”, u shpreh trajneri i klubit “Kushtrimi”, Irfan Aliu.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *