Trajneri Aliu i kënaqur me Demën dhe Rushitin
April 8, 2019
0 comments
Share

Trajneri Aliu i kënaqur me Demën dhe Rushitin

Të shtunën, në Shkup, për herë të dytë, u zhvillua turneu memorial “Dimçe Kiçevski”, pjesë e të cilit ishte edhe klubi i karatesë “Kushtrimi”, që mori pjesë vetëm me dy karateistë dhe të dy fituan medaje.
Medin Dema fitoi të artën në disiplinën kata në kategorinë Junior, kurse Rexhep Rushiti rrëmbeu të argjendtën në disiplinën kumite në kategorinë U14.
“Të dy sportistët patën paraqitje të mirë, sidomos Medin Dema, i cili pas disa disfatave u rikthye me medalje të artë”, deklaroi trajneri i K.K. “Kushtrimi”Irfan Aliu.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *