Tradita Vazhdon, shqiptari i parë që futet në Akademinë “Top Sport”
April 13, 2018
0 comments
Share

Tradita Vazhdon, shqiptari i parë që futet në Akademinë “Top Sport”

Presidenti i klubit të mundjes Mentaz Allajbegu, Beni Allajbegu ka qen shumë i gëzuar të mërkurën kur ka dëgjuar se djali i tij, William Allajbegu, kishte dhënë provimin në njërën prej Akademive më të fuqishme botërore në sport “TOP SPORT”. Ai në faqen e tij të fb kishte shkruar

“Te dëshirojmë të gjithë të mirë dhe paq suksese djali im i dashur në profesionin e jetës dhe Sportit. Jam krenar me Ty”. Ndryshe, duhet te cekim se në këtë akademi kishin konkurruar mbi 2000 nxënës ku prej tyre vetëm 180 i kanë pranuar. Cekim se ky do jetë shqiptari i vetëm që është fut deri tani në këto studime dhe e njëjta zgjat 4 vite si gjimnaz për sporte, kurse kur ta përfundon ai automatikisht transferohet në qendrën akademike, ku kanë mbaruar top atletet holandez Van Basten, Cruif, Van Gaal, Van Persie si dhe notar te njohur e xhudist olimpik dhe shume sportist te dalluar. Cekim se ky djalosh rrjedh nga një familje e njohur sportive ku gjyshi i tij, Mentaz Allajbegu ishte një legjendë e mundjes dhe sporteve shqiptare. Tradita vazhdon në këtë familje por tani me këtë djalosh të cilit stafi i ArenaRing i dëshiron shumë suksese.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *