Top pesë nokautet për vitin 2020 në boks
January 5, 2021
0 comments
Share

Top pesë nokautet për vitin 2020 në boks

Por, në këtë rast do të ndalemi të nokautet më të mirë që u realizuan gjatë vitit që lamë pas në boks.

Më poshtë keni mundësinë që të shijoni pesë nokautet më të mira të realizuara në vitin 2020:

1) Gervonta Davis vs Leo Santa Cruz, 31 tetor

Nofka ‘Tanke’ mund të ju tregojë çdo gjë që duhet të dini për Gervonta Davis, mirëpo upperkati që realizoi në tetor në San Antonio, e la Leo Santa Cruzin të tronditur në dysheme.

2) Alexander Povetkin vs Dillian White, 22 gusht

Dillian White e kishte Alexander Povetkinin aty ku e dëshironte, duke bërë që në ‘Matchroom Sqaure Garde’, në muajin gusht të realizonte një nokaut të frikshëm. Ish-kampioni në WBA po tentonte që të përfundonte meçin më herët dhe atë gjë e arriti në raundin e pestë, duke e lënë në dysheme Povetkinin.

3) Anthony Joshua vs Kubrat Pulev, 12 dhjetor

AJ i kishte bërë të ditur bullgarit se nuk do e lëshonte pa nokaut dhe atë e arriti në raundin e nëntë. Britaniku që nga fillimi e sulmoi Pulevin, mirëpo në raundet e fundit të takimi, ai ishte si i tërbuar dhe grushtonte pa ndalë.

Pulev u rrëzua disa herë në dysheme, por në raundin e nëntë, gjyqtari vendosi që t’i jepte fund meçit, në mënyrë që bullgari mos të pësonte më shumë dëmtime nga grushtet e Joshuas që mbrojti me sukses titujt e tij në peshat e rënda.

4) Naoya Inoue vs Jason Moloney, 31 tetor

Nëse dëshironi t’i impresiononi shokët e juaj me njohuritë në boks, atëherë përmendi nokautin e egër të Naoya Inoues. Pas 20 meçesh dhe 17 nokautesh, boksieri japonez është kampion i peshave të lehta në WBA dhe IBF dhe është numri dy në renditjen kile për kile të përzgjedhur nga revista shumë prestigjioze Ring Magazine. Ai e nokautoi Moloneyn në raundin e shtatë me një goditje të fortë nga e majta dhe përfundoi çështjen e fituesit.

Tetëdhjetë sekonda. Kjo ishte koha që iu desh Ryan Garcia për të lënë Francisco Fonsecan në shpin, mezi i vetëdijshëm me krahët dhe këmbët e hapura si në formën e një X.

I njohur me nofkën The Flash dhe i njohur që ka duart më të shpejta në boks. Ai triumfoi në ditën e Shën Valentinit, Tre raunde dhe gjithçka për Fonsecan përfundoi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *