Tiketat për mbrëmjen bamirëse mund ti gjeni tek Pallati i Rinisë të shtunën në mëngjes
July 28, 2017
0 comments
Share

Tiketat për mbrëmjen bamirëse mund ti gjeni tek Pallati i Rinisë të shtunën në mëngjes

Tiketat për mbrëmjen  e madhe sportive – bamirësie që do të zhvillohet të shtunën (29.07.207) do të dalin në shitje qysh në mëngjesin e së shtunës dhe të njëjtat mund ti gjeni në shkallët e pallatit të Rinisë. Interesimi është i madh, andaj ju ftojmë që të rezervoni sa më herët tiketat. Ndërkohe organizatorët edhe njëherë kanë apeluar që sa më shumë të kontribuoni në këtë mbrëmje si në blerje të tiketave ashtu edhe donacionin që do ta bëni ju në kutiat speciale që do vendosen në palestër por edhe nëpërmjet xhiro llogarisë Credit Suisse Bank CH41 0483 5150 4281 9100 2 e Shoqata Benefiz Event  SWIFT/BIC code: CRESCHZZ80A.

Cekim se qëllimi i kësaj mbrëmje është që të mblidhen sa më shumë të holla nga afaristët si dhe nga shitja e biletave dhe të njëjtat ti dedikohen fëmijëve  të sëmurë si dhe atyre jetimëve. Andaj ju lutem bëhuni edhe ju pjesë e këtij organizimi pasi kështu edhe ju do ndihmoni një fëmijë që ka nevojë për kujdes. Ndryshe, kjo do jetë hera e pestë që organizohet një galla mbrëmje, por e para në Kosovë. Në aktivitetet mëparshme ishin mbledhur mbi 50.000 franga zvicerane dhe u dedikuan të gjitha për Ligën e Kancerit në Zvicër „Krebsliga”. Ndryshe, organizator është kampioni i katërfishtë i botës, Mustaf Kicaj, i cili me prejardhje është nga Theranda por që jeton një kohë të gjatë në Winterthur të Zvicrës, së bashku me menaxherin, Evren Dalipi.

Çmimi i tiketave: 2 euro, 5 euro, 10, 20, 30, 40 dhe ato Vip tavolinat 200, 250, 300 e 400 euro.

049/150- 767  (Kosovë)

070/640-540 (Maqedoni)

 +41796969691 (Zvicër)

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *