“Tigri shqiptar”, Ndue Lleshi kundër Ashley Turnon
April 23, 2018
0 comments
Share

“Tigri shqiptar”, Ndue Lleshi kundër Ashley Turnon

Ndue Lleshi, djaloshi me prejardhje nga Mirdita e Shqipërisë por tani në vendbanim në Londër të Anglisë, sot edhe zyrtarisht ka marrë edhe emrin e kundërshtarit që do të ndeshet në evenimentin e madh që do të zhvillohet në Birmingem. Kështu lufta e dytë e mbrëmjes do jetë në mes Ndue Lleshit dhe Ashley Turnon, ku favorit është luftëtari shqiptar i cili deri më tani në sportin e MMA-së ka pesë ndeshje dhe të gjitha i ka fitore.

Ndryshe, cekim se bëhet fjalë për një djalosh i cili është një talent i madh i sporteve luftarake. Ai njëherit karrierën e tij e kishte filluar me boks, edhe atë në Suedi, kurse me ardhjen e tij në Angli ai filloi me MMA. Mbështetjen më të madhe e ka nga vëllai i tij, Dod Lleshi i cili e përkrah kudo që ai paraqitet por edhe nga shumë miq.

Ky djalosh për të arrit në majat botërore normal se do i duhet edhe një afarist i ç’ndryshëm andaj ftojmë që shqiptarëve kudo që janë ta mbështesin këtë talent të madh te sporteve luftarake, pasi një dit do shohim një yll i cili do e përfaqëson me sukses popullin shqiptar kudo që paraqitet. (ArenaRing)

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *