TI MUNDESH! KURRE MOS DYSHO NE AFTESITE E TUA!
December 10, 2018
0 comments
Share

TI MUNDESH! KURRE MOS DYSHO NE AFTESITE E TUA!

Te gjitheve na ka ndodhur te vendosim nje objektiv per te arritur dicka dhe per shkaqe te ndryshme e kemi lene ne mes. Eshte shume e rendesishme qe nese duam te shohim nje rezultat, duhet t’i shkojme ketij objektivi deri ne fund.

QENDRO E FOKUSUAR

Sado të duam të arrijmë një rezultat të suksesshëm kemi momente në të cilat biem pre e dobesisë dhe gjejmë të njëjtat justifikime në rast dështimi. Si p.sh: “s’ka problem se e bëj nesër”, “s’kam pasur kohë”, “me që të gjithë po iknin të pijne nga një gotë vajta dhe unë”, “hajt se po e bëj javën tjetër”.

Këto janë justifikime që ne shpeshherë i perdorim për të mbuluar ato veprime që kerkojnë pak mundim nga ana jonë. Nëse vazhdojmë të nxjerrim justifikime gjatë periudhës ku kemi vendosur objektiva afat shkurtër ato do te jenë pengese për arritjen e objektivit tone përfundimtar.

Me një plan-program jeni më te prirur drejt suksesit.

MOTIVIMI

Ndodh që ju të bini në kurthin e përtacisë, kjo jo se ju nuk doni të arrini në qëllimin që i keni vendosur vetes, por nganjëherë ndodh që ta hiqni vëmendjen nga objektivi afatgjatë. Nuk mund të jesh perfekt gjithmonë (jeta do të ishte shumë e mërzitshme) por cdo gjë që bëni ka efekt pozitiv dhe negativ mbi ju, dhe në një farë mase një jetë e shëndetshme vendos ekuilibrin mes të dyjave.

Traumat që ndodhin në jetë si p.sh humbja e një personi të dashur ose tragjedi të tjera personale bëjnë që ta lini menjëherë programin e trajnimit për një farë kohe, por me prespektivën për ta vazhduar në të ardhmen.

 

Ndonjëherë thjesht lodhja apo stresi, apo duke e menduar rezultatit si shumë të largët ul shkallën e arritjes së qëllimit. Ndoshta fëmijët marrin shumë nga koha jote e ti mezi pret të pushosh ndërkohë që ata flenë. Ndoshta je ti ai/ajo që nuk beson se mund të kesh trupin e dëshiruar dhe i gjithë ky mundim është i pavlere.

Por, vetëdyshimi mund të jetë shkatërrues. Nëse me të vërtetë nuk beson se mund të arrish qëllimin që i ke vënë vetes atëherë ke dështuar pa filluar. Kurrë s’ke për ta ditur sa i zoti je nëse nuk përpiqesh dhe nuk do t’i japësh vetes shansin për sukses nëse nuk vendos objektiva të qarta e reale (të vërtetë). Nëse e ndjen se nuk ke kohë t’i kushtohesh një programi të fitnesi për shkak të punës apo obligimeve familjare ka ardhur koha të vendosësh veten në plan të parë.

Dhe në fakt do të shohësh që stërvitja e rregullt do të të ndihmojë të paraqitesh më mire në punë, do të të sjellë më shumë energji, për të shijuar kohën me fëmijët dhe të bëjë akoma më të bukur, më të pasur e më të pelqyeshme kohën që do të kalosh me familjen.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *