THAÇI: SERBIA VEPROI KUNDËR FRYMËS SPORTIVE
May 9, 2018
0 comments
Share

THAÇI: SERBIA VEPROI KUNDËR FRYMËS SPORTIVE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj autoriteteve të Serbisë të cilët kanë ndaluar karateistët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad të Vojvodinës.

Thaçi e ka quajtur të papranueshëm këtë veprim, duke thënë se është kundër frymës sportive.

Ai tha se Serbia po tenton ta politizojë sportin, i cili duhet t`i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre.

“Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë.

Me sjellje të tilla, Serbia po tenton t’i politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *