Tërstena shpalos memoriet
June 23, 2017
0 comments
Share

Tërstena shpalos memoriet

Në vitin 1988, në Seul të Koresë Jugore, pas përfundimit të Lojërave Olimpike, përveç titullit nënkampion olimpik, u ndanë edhe mirënjohje të tjera për sportistët e dalluar të cilë lane gjurmë të pashlyeshme në sportet olimpike.
Pas shumë viteve, kam nderin që në mes të shumë medaljeve të tjera, për here të pare ta bëjë publik edhe shpërblimin që mu dha në ato Lojëra Olimpike duke më karakterizuar si mundësi më i mire, dhe pikërisht në Seul, Federata Ndërkombëtare e Mundjes (FILA) më ndau çmimin nga presidenti i files Milan Ercegan “Tigri Luftarak”, dhe njëkohësisht shpallet mundësin më të mirë në ranglistën prej 10 mundësve botërorë. Tërstena ishte i pari me 53 pikë, i dyti ishte mundësi rus Vladimir Togusov me 49 dhe i treti përfaqësuesi nga Japonia, Satoh me 42 pikë si mundës më i mire në botë në kategorinë 52 kg., Dhe sidomos kur kihet parasysh se në ndeshjen finale Tërstena kishte këmbën e lënduar, mirëpo shpirti i tij luftarak dhe i pathyeshëm nuk njihte tërheqje dhe dorëzim, duke i sfiduar dhimbjet e këmbës nuk ndalej po pikërisht si tiger mahniste botën duke i dhënë spektakël të paparë publikut, duke i dëshmuar edhe njëherë botës se nuk është rastësisht më i miri mundës në botë. Dëshira e tij e zjarrtë për tu bërë për të dytën here kampion olimpik, tashmë nuk varej vetëm nga ai, ngase tigri i plagosur nuk dinte të përkulejt, dinjitoz dhe kryelartë duhej të përballej në një luftë të pabarabartë me mundësin e spikatur japonez.

Ky fenomen i asaj kohe do të bënte jehonë medaiatike anembanë botës, dhe shumë komentatorë sportiv si dhe ekspert botërorë të kësaj fushe, do të theksonin se medalja e argjendt e ka shkëlqimin e njëjtë si të arit në gjoksin e këtij djaloshi që tundi gjithë botën me shpirtin e tij luftarak. Dhe krejt në fund për të qenë satisfaksioni edhe më i madh, shpallet sportisti më “Fair Play” i Lojërave Olimpike të vitit 1988 në Seul, që dëshmon se Tërstena jo vetëm se ishte sportist i papërsëritshëm, sportit, me çka i dërgon botës mesazh se ëshë jo vetëm sportist i shkëlqyeshëm por dhe mundes luftarak .

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *