Debutim i tmerrshëm i Ramiz Brahimajt në UFC
Ramiz Brahimaj më në fund ka debutuar në UFC, por debutimi i tij nuk ka shkuar aspak mirë.
Kundërshtari i parë i shqiptarit në UFC ishte Max Griffin i cili pas tre raundeve arriti ta fitoi takimin. Ishte një ndeshje e mirë në fillim nga Brahimaj, por më pas Griffin mori gjithçka në kontroll duke e fituar përballjen në raundin e tretë me TKO, transmeton, Telegrafi.
Dueli mes Griffin dhe Brahimajt ka qenë njëri nga meçet më interesante, pasi të dy luftëtarët treguan nivel të lartë.
Por një bërryl i amerikanit gati sa nuk ia humbi gjithë veshin shqiptarit dhe kjo e detyroi gjyqtarin ta përfundoj takimin.
Për Brahimajn kjo ishte ndeshja e parë në UFC, pasi ai më parë ka zhvilluar meçe në MMA ku ka arritur rezultate shumë të mira me tetë fitore. Mediat amerikane po e përshkruajnë lëndimin e Brahimajt si njërin nga më të tmerrshmit në histori të UFC, me shqiptarin që për pak sa nuk e humbi gjithë veshin e majtë të tij.
Gjithsesi kur gjyqtari i dha fitoren Griffin, përveç shqiptarit që ishte i rrahur keq dhe i gjakosur edhe amerikani kishte lëndime të rënda.