Të shtunën spektakël boksi në Prilep
June 19, 2019
0 comments
Share

Të shtunën spektakël boksi në Prilep

Po rikthehet boksi profesionist ne Maqedoni edhe atë me një gala mbrëmje të organizuar në Prilep në këtë fundjavë, respektivisht të shtunën. Do të zhvillohen 5 ndeshje ku Daniel Marku do të ndeshet me Martin Stanev nga Bulgaria, Napolon Torki kundër serbit Bozhidar Ilir.

Do ketë një duel mes serbeve Novak Radulovic dhe Darko Stefanovic kurse përballja e mbrëmjes do jetë ndërmjet përfaqësuesit nga Maqedonia  Ice Trajkovski dhe bulgarit Ensar Osman. Organizator i këtij eventi është Darko Catlevski një punëtor i madh i boksit profesionist i cili për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh se gjithçka është gati për këtë mbrëmje.

“Pas një kohë të gjatë vendosëm me stafin teknik që të organizojmë sërish një spektakël të madh boksi profesionist, ku në ring kryesisht do të paraqiten boksier nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Bullgaria. Sipas boksierëve qe do ndeshen, pritet të ketë përballje mjaft të fuqishme që të njëjtit do të luftojnë për të përmirësuar renditjen botërore. Andaj ftojmë publikun që të përcjellin këto duele pasi do kenë çka të shohin”, thotë Catleski. Ndeshjet do te zhvillohen ne bazenin “Markovi Kuli” në Prilep duke filluar nga ora 19:30, kurse hyrja kushton vetëm 100 denarë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *