Të jemi të vëmendshëm si gjyqtarë
May 19, 2017
0 comments
Share

Të jemi të vëmendshëm si gjyqtarë

Debate

Gjithmonë sprovat janë të mira për secilin sportist, sepse përfiton përvojë të re. Edhe gjyqtarët janë në sprova të shpeshta, por secila prej tyre është më domethënëse dhe sjellë edhe përvoja të reja. Shteti ynë ka gjyqtarë të mirë në përgjithësi sidomos në boks, ku si gjyqtarë janë shumë të mirë, të vëmendshëm dhe mund ta ndajnë drejtësinë kudo. Gjyqtarët tanë janë më të mirët në rajon e me gjerë, këtë po e shkruaj si individ, si Agim, sepse e shoh në praktikë se sa kanë energji për të referuar dhe për të qenë të paanshëm. E dimë që viti 2017, do të jetë vit mjaft interesant si për gjyqtarë po ashtu edhe për boksierët, sepse secili mëton të arrijë në një nivel më të lartë se sa në vitin paraprak. Me 27 – 28 maj kemi turneun ndërkombëtar “Lah Nimani”, realisht është i mirëseardhur dhe që do të dalin në pah edhe shumë gjëra interesante.

Turneu që mbahet në fund të majit shpresojmë se do të jetë me një organizim të lartë, me pjesëmarrjen e shumë boksierëve nga shtetet e ndryshme dhe në fakt edhe  të kemi meçe që do të kënaqin shikuesit.  Prandaj, ky turne është shumë me rëndësi edhe për vetë trajnerët tanë sidomos për selektorin që të shoh formën e boksierëve dhe mbase edhe të tregohet ndonjë talent. Sepse për çdo vjet kemi nga ndonjë talent, që është jashtëzakonisht e mirë për vetë sportin tonë sidomos kur tani marrim pjesë në garat e ndryshme ndërkombëtare. Sa më shumë turne apo gara të karakterit të ndryshëm, aq më mirë, për shkak se edhe rritet cilësia. Prandaj, Prishtina është arenë e boksit për dy ditë dhe mund të shohim boks të kënaqshëm. Fakti tjetër është se po vërehet një mobilizim edhe të klubet e ndryshme, duke mëtuar që të zbulojnë e formojnë sa më shumë talent. Pastaj turneu ‘Lah Nimani’ mund të reflektojë pozitivisht për shumë…

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *