Të gjithë e kërkojnë për revansh, Mayweather u kthen përgjigjen epike
March 11, 2019
0 comments
Share

Të gjithë e kërkojnë për revansh, Mayweather u kthen përgjigjen epike

Kërkesat për revansh janë të shumta në adresë të boksierit amerikan Floyd Mayweather. Të gjithë duan të përballen sërish me ikonën e boksit, që e ka mbyllur karrierën me 50 fitore e sanjë humbje.

Nuk bëhet fjalë vetëm për një revansh dhe për t’u hakmarrë, por edhe për një mundësi të mirë për të bërë parà. Por asnjë nuk po ia del mbanë të rikthejë në ring boksierin 42-vjeçar amerikan. “Nuk kam nevojë për parà, i kam bërë 1 miliardë dollarë nga duelet e mia”, tha Mayweather.

Në një deklaratë për “TMZ”, boksieri amerikan tha: “Të gjithë duan të përballen me mua. McGregor, Pacquiao, Alvarez…. Lista është e gjatë, por kjo gjë nuk më shqetëson. Të gjithë thonë diçka ndryshe për të më mbushur mendjen, gjejnë një justifikim.

Këto gjëra i di shumë mirë. Mos harroni, Floyd është i pamposhtur dhe do të qëndrojë i tillë. Askush nuk më mund dot. Këtë gjë, këta njerëz që ngrenë zërin e dinë shumë mirë”, u shreh Mayweather.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *