Talenti Shpat Duraku kundër serbit në Kërçovë
July 13, 2018
0 comments
Share

Talenti Shpat Duraku kundër serbit në Kërçovë

Dyshja e radhës që do e paraqesim për spektaklin e madh të sporteve luftarake në Kërçovë “Superpro Fight Night Uskana” e që do zhvillohet më 28 Korrik është në mes kosovarit, Shpat Duraku dhe serbit Mirko Jovaneviç. Ky duel pritet të jetë shumë interesant sepse kualiteti nuk dallon shumë prej njëri tjetrit. Kosovari, 19 vjeçar llogaritet si një djalosh shumë i talentuar por dhe fizikisht shumë i përgatitur sepse ka ushtruar në Bazel të Zvicrës tek shkolla e Shemsi Beqirit, “Superprosportcenter”. Ai deri më tani ka pasur 4 ndeshje dhe 1 disfatë, ndërkohë që Jovanoviç është 23 vjeçar dhe në karrierën e tij ka 11 ndeshje, ku prej tyre 4 disfata. Cekim se në këtë eveniment për titull botë do të ndeshjet 12 herë kampioni i botës Shëmsi Beqiri dhe kërçovari, Burim Aliu. Që të dy kanë kundërshtar nga sërbia.

Tiketat tani më në shitje

 

Organizatorët kanë lajmëruar se tani më kanë filluar me shitjen e biletave për “Superpro Fight Night Uskana” dhe të njëjtat për momentin mund ti gjeni në pikat shitëse në Kërçovë  “Bllaca Travel and Tours” (në afërsi te “Berzës”) dhe “Ficon” (në afërsi të kafe Imperial), si dhe direkt tek organizatorët (Mustaf Aliu dhe Burim Aliu).

Çmimet janë:

-në tribun 600den (apo 10€)

-në ring 1200den (apo 20€)

👉Nëse dëshironi të jeni afër sporteve luftarake e sidomos të përcillni Trimat shqiptar kudo që paraqiten pëlqejeni faqen  🙏

https://www.facebook.com/ArenaRing1/

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *