
Talenti Durim Beqiri fiton titullin IKBO
Talenti i sporteve luftarake, Durim Beqiri, ka arritur suksesin e tij më të madh në karrierë duke fituar titullin e boksit amator – IKBO. Deri tek ky sukses boksieri shqiptar arriti pasi mposhti me K.O., Jaoud Sohit edhe atë raundin e dytë, transmeton portali per sporte luftarake ArenaRing.
Kjo fitore krijoj një atmosferë shumë të bukur në palestër ku të gjithë festonin dhe i uronin këtij djaloshi të talentuar, kurse urimet më të bukura i pati nga prindi i tij si dhe trajneri, Sifu Halil Beqiri, por edhe nga vëllai i tij Dritoni që për këtë përballje e kanë përgatitur maksimalisht.