Surprizon Daniel Cormier, nis bisedimet për kalimin në WWE
November 14, 2018
0 comments
Share

Surprizon Daniel Cormier, nis bisedimet për kalimin në WWE

Kampioni i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, Daniel Cormier, që titullin kampion të këtij Divizioni e mbrojti vetëm 10 ditë më parë (në evendin UFC-230), ka rrëfyer sot se kohët e fundit ka qenë në bisedime me drejtuesit e WWE-së (World Wrestling Entertainment). Cormier, që është në pritje të rikthimit të Brock Lesnar në kafaz, për t’u ndeshur në një përballje gjigantësh të këtij Divizioni, mund të shkojë dhe të vizitojë rivalin e tij në disiplinën tjetër luftarake.

Cormier ka rrëfyer se edhe ai vetë është i interesuar për të bashkëpunuar me WWE-në. “Ata më kanë telefonuar dhe më pas kemi biseduar. Madje më kanë kërkuar që të marr pjesë në një event në Orlando, në Florida. Por nuk ramë dakord për datat dhe më kërkuan që të shkoj të paktën për të bërë komentin. Unë jam një njeri i apasionuar pas WWE-së, që fëmijë, dhe ndoshta kaloj në këtë sport në të ardhmen. Mendoj se diçka e tillë mund të ndodhë në të ardhmen”, tha Cormier.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *