Surpriza, Mayweather po stërvitet për t’u rikthyer në ring dhe jo në MMA
March 29, 2018
0 comments
Share

Surpriza, Mayweather po stërvitet për t’u rikthyer në ring dhe jo në MMA

Të gjithë ëndërrojnë që Floyd Mayweather të bëjë një ndryshim në karrierën e tij dhe të debutojë në artet marciale mikse, por duket se kampioni amerikan i boksit, 50 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, ka të tjera plane. Kështu mendon Chael Sonnen, një ish-sportisti i arteve marciale mikse, që ka thënë se Mayweather po mendon të zhvillojë edhe një duel tjetër në ring.

Floyd nuk ka për të debutuar ndonjëherë në MMA, pasi ai do të duelojë sërish në ring. Po jua them dhe konfirmoj se aktualisht Mayweather është duke u stërvitur për të zhvilluar edhe një tjetër duel në sportin e boksit”, u shpreh Sonnen për televizionin TMZ. Prej kohësh përflitet se në gjysmën e dytë të këtij viti, Mayweather do të debutojë në MMA, ndaj dhe ka nisur stërvitjen për këtë sfidë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *