
Surpriza, Joshua mund të tërhiqet pas duelit me Ruiz
Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori I njohur i boksit, u shpreh se ka gjasa që Joshua të tërhiqet nga sporti pas revanshit që britaniku do ta zhvilloj më 7 dhjetor ndaj meksikanit Ruis JR. Kjo sfidë e dytë mes dy boksierëve të peshës së rëndë do të zhvillohet në Abu Dhabi, me Joshua që synon të rimarrë titujt kampion botë që humbi më 1 qershor në duelin e parë në Nju Jork.