Surpriza, artet marciale mikse në Lojërat Olimpike të vitit 2024
August 30, 2017
0 comments
Share

Surpriza, artet marciale mikse në Lojërat Olimpike të vitit 2024

Zv.Presidenti i UFC-së, Joe Carr, ka konfirmuar idenë se disiplina e arteve marciale mikse (MMA) mund të debutojë në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në vitin 2024. Reklama e madhe që i ka bërë këtij sporti Conior McGregor nga përballja e fundit me Floyd Mayweather, por edhe mjaft ikona të tjera të këtij sporti, mund ta bëjnë edhe më të lehtë pranimin e këtij sporti në familjen olimpike. MMA-ja po merr një famë të madhe kohët e fundit dhe personazhe si Ronda Rousey, Nate Diaz, Chris Cyborg, Jose Aldo etj., përveç Conor McGregor, kanë ndihmuar në promovimin e kësaj disipline. Dhe tashmë këta sportistë kanë mundësinë të varin edhe një medalje në qafë.

Zv.Presidenti i UFC-së, Joe Carr

Carr, në një intervistë për mediat amerikane, shprehet se ky sport do të njohë të tjerë kufinj në të ardhmen, duke e bërë më popullor, më të praktikueshëm dhe eventualisht hyrja e tij në familjen olimpike do të jetë më e lehtë. “Është thjesht çështje kohe, që ky sport të kthehet në një fenomen olimpik. Sot, në botë, janë 60 federata të MMA-së, që i dedikohen tërësisht këtij sporti. Ne kemi ndërtuar bazat e forta për ta bërë këtë sport të dashur, tërheqës dhe fitimprurës. Së shpejti presim që edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të na njohë si disiplinë sportive”, tha zv.presidenti i UFC.

Ronda Rousey dhe Conor McGregor, dy ikonat e MMA-se

Numri 2 i UFC-së pranon se do të synojnë që disiplina e arteve marciale mikse të aplikohet që në Olimpiadën e vitit 2024. Në rast se kjo gjë nuk ndodh, atëherë objektivi do të jetë viti 2028. “Sot Olimpiadat synojnë të bëhen gjithnjë e më të “reja”, duke iu dedikuar të rinjve dhe kohët e fundit janë pranuar shumë sporte të reja. Dhe në epokën që po jetojmë, MMA po bëhet edhe më popullor. Ndaj ne mund të jemi shumë shpejt në familjen olimpike”, tha Joe Carr. Janë të shumtë sportistët që sot praktikojnë MMA-në dhe që kanë garuar më parë në Olimpiada, në disiplina të ndryshme (boks, mundje, xhudo, karate, taekwondo), por tashmë të gjitha këto disiplina mund t’i shohim së bashku në Lojërat Olimpike.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *