SUPERUSHQIME PËR NJË BARK TË SHESHTË
Pjesa e barkut eshte pjesa e parë ku bie në sy pesha që shtojmë dhe për fat të keq një nga pjesët më të vështira për të hequr shtresat e dhjamit. Kripa, ushqimet e përpunuara e sheqeri të gjitha këto bëjnë që trupi të grumbullojë ujë, duke na bërë të ndihemi të fryrë në stomak.
Për fat të mirë, konsumimi i ushqimeve të duhura, mund të ulë centimetra nga beli juaj, duke eleminuar ujin e tepërt e duke rigjallëruar metabolzimin.
Provoni të bëni pjesë të dietës suaj këto 8 superushqime, për t’ju ndihmuar në uljen e dhjamrave.
TERSHERA
Një tas me tërshërë të ngrohtë ështtë një burim ngopës karbohidtratesh komplekse (të përbëra) dhe fibrash. Tërshëra përmban gjithashtu një substance të quajtur mucilage, që ndihmon në qetësimin dhe rrugët e tretjes.
KOSI NATYRAL
Kosi përmban bakterie të mira të cilat sigurojnë një shëndet të mirë dhe largon symptomat e fryrjes së barkut. Evitoni kosin e ëmbël dhe në vend të tij konsumoni natyral.
ÇAJI I HITHRAVE
Çaji i hithrave edhe pse nuk mund ta quash ushqim, por duhet të jetë pjesë e listës suaj të pazarit. Çaji i hithrave vepron si një diuterik,që do të thotë se ndihmon në uljen e mbajtjes së ujit në trup. Hithrat janë gjithashtu anti-inflamatore dhe të mbushura me vlera ushqyese. Pini të paktën 2 filxhanë në ditë.
PAPAYA
Hidhi sytë nga ekzotikja! Kërkimet kanë treguar se enzima papain që gjendet tëk papaya ndihmon në tretje. Provoni ta ndërthurni atë në një sallatë frutash dhe shërbejeni me kos, për të ndihmuar të luftoni fryrjen në stomak.
PERIMET ME GJETHE TE JESHILE
Mbusheni pjatën tuaj me perimet me ngjyrë jeshile si, spinaq, kale, apo brokoli. Këto ushqime të dendura me vlera ushqyese ndihmojnë në pastrimin e trupit dhe nxjerrjen jashtë të produkteve të tepërta.
FRUTAT E THATA
Ato përbëjnë një snack perfekt kur je jashte, ashtu siç janë të pagatuara dhe pa kripë, siç janë arrat braziliane, cashews dhe bajamet janë një burim shumë i mirë i acideve lyrore Omega-3, të cilat ndihmojnë në shpartallimin e dhjamrave të bel. Synoni që të hani një dorë fruta të thata si snack në ditë. Ato nuk duhet të mungojnë në çantën tuaj.
PESHKU ME YNDYRE
Peshq të tillë si, salmon, skumbri (mackerel, aciuget, sardelet janë të pasura me acide lyrore Omega-3, që ndihmojnë në zvogëlimin e belit tuaj dhe rritjen e metabolizmit. Ato janë gjithashtu shumë ë mira për zemrën dhe trurin.
KASTRAVECI
Kjo sallatë me kastraveca do t’ju ndihmojë të nxirrni jashtë trupit tuaj toksinat, përmes veprimit diretik. Ai ka përmbajtje të lartë uji, gjë që do të thotë që ju mund të hani sa të doni pa e pasur mendjen tek kaloritë. Shërbejeni atë si një snak ne humus, ose shtoji i ujit tuaj disa rriska të tilla për një shërbim shumë të mirë.