Super ndeshje për titull “WBC Youth” mes Edmond Zefi dhe Nabil Messaoudi
October 9, 2021
0 comments
Share

Super ndeshje për titull “WBC Youth” mes Edmond Zefi dhe Nabil Messaoudi

 

Edmond Zefi, disa herë ish kampioni i Kosoves ne boksin amator dhe fitusi i titulit UBO International nga viti i kaluar ne boksin profesionist, po i jepet mundesia qe me 12 nentor ne Bruksel te Belgjikes te ndeshet per titullin më të njohur ne bote per te rinje “WBC World Youth”, kurse kundershtar i tij do jete bokseri nga Belgjika por me preardhje nga algjeria, Nabil Messaoudi i cili sikurse  Zefi  nuk ka qen asnjeher i mposhtur duke pasur 6 ndeshje po aq fitore, nga ana tjeter cekim se Edmondi ka 8 ndeshje po aq fitore.

Kjo statistike po paralajmron nje duel mjaft te fuqishem dhe interesant ku shpresojme ne fund do të na gezoje bokseri shqiptar. Rreth kesaj perballje është shprehur menaxheri i tij Muharem Gjocaj I cili nuk ka mshef emocionet e tija.

“Ju njoftojm se muajin e ardhshem do te boksoj sërish Edmon Zefi edhe atë në Bruksel për titulin WBC  Youth ku do te ndeshet me bokserin nga Belgjika, Nabil Messaoudi i cili ka ni rekord 6 meqe të gjitha me nderprerje. Bokseri ynë gjithnje e me shumë eështë duke u pergaditur që të shkëlqej edhe njeher ne ring. Ne nuk do të ndalemi asnjeher dhe do të vazhdojmë të punojmë që këta talent të kenë sa më shumë suksese te tilla”, tha Gjocaj, i cili bashpreson se do të ketë mbeshtetje edhe nga bashkëkombasit qe jetojne ne Belgikë.

Ndryshe, duhet cekur se matchmaker i kesaj ndeshje te madhe është promotori dhe manaxheri shqiptar, Avdyl Salihu, me te cilin Gjocaj po bashkpunon ngushte qe 2 vitet e kaluara.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *