Sulejmani: Më presin shumë ndeshje ku do i tregoj botës punën, kapacitetin dhe rezultatin tim
April 10, 2018
0 comments
Share

Sulejmani: Më presin shumë ndeshje ku do i tregoj botës punën, kapacitetin dhe rezultatin tim

Bokseri i njohur tetovar që jeton në Vjenë të Austrisë para një muaji kishte një ndeshje madhështore atje ku doli triumfues, por këtë herë ai vjen me një rrëfim që nga fillimi i pregaditjeve që kishte nisur me vite. “Prej në fund të vitit 2017 kam cekur se do të zhvillohet kjo ndeshje madhështore dhe ashtu ndodhi. Vetëm me një ndryshim të vogël ku edhe për mua ishte një habi dhe dekoncentrim në këtë rast është ndëruar kundërshtari im në shtatë ditët e fundit, por megjithatë qëllimi ynë është arritur.

Unë jam pregaditur me vite për këtë ndeshje por datën asnjëherë nuk e kam ditur, vetëm se ka qenë një ëndër si e secilit bokser. Në fund të vitit 2017 u bë e qartë dhe dita se më 16 mars do të ndeshem. Në fillim të këtij viti filluam pregaditjet intensive dy herë në ditë deri në 6 orë vetëm të dielës. Ku edhe në muajn shkurt isha 10 ditë në Serbi në kamp për pregaditje dhe sparing.

Kur erdhën ditët e fundit dhe kundërshtari u ndëruar ndoshta kisha vetëm një tremë mos ndoshta do të anulohet ndeshja ngaqë afrikani nuk morri vizën se pas gjithë kësaj pregaditje e dija që nuk më kthen asgjë pas, ashtu si e ndjeva dhe ndodhi, vetëm se më erdhi pak mangësi se nuk munda të tregoj atë që dija dhe se isha i pregaditur, e kisha pas qejf që të jetë një ndeshje edhe më spektakulare por megjithatë na presin ndeshjet në vazhdim ku mund t’i tregoj botës punën, kapacitetin dhe rezultatin tim”, tregon mes tjerave bokseri Arlind Sulejmani.BS

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *