SULEJMANI KUNDËR UKRAINASIT KUTS
Bokseri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, tetovari Arlind Sulejmani më 28 dhjetor do të ngjitet në ring në luftën e tij të 17-të në boksin profesional. Kundërshtari i tij në ringun e Banja Lukës në Bosnjë-Hercegovinë do të jetë ukrainasi Valentyn Kuts.
“Lufta e radhës është e vlefshme per pike, dhe ngritje më të lartë në ranglisten botërore boxrec. Normal unë jam maksimalisht i përgatitur dhe jam i bindur se do të shënojë fitoren e 17 në boksin profesional. Besoj se do të kem edhe përkrahjen e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në Bosnje.” tha ai.
Arlind Sulejmani në ring do të ngjitet si kampion botëror në WBO junior. Lufta është e paraparë të zgjasë tetë raunde.