Suhejb Veseli i emocionuar e pret kampionatin ballkanik
May 17, 2017
0 comments
Share

Suhejb Veseli i emocionuar e pret kampionatin ballkanik

Stambolli nga dita e premte do të jetë grumbullimi i karateistëve më të mirë nga e gjithë Ballkani, kurse debutimin e tij të parë në një aktivitet të tillë do ta ketë talenti i madh i KK Forca, Suhejb Veseli, i cili do të garoj në kata.

Ai deri më tani shumë herë ka treguar se është një kualitet i posaçëm   në këtë kategori prandaj edhe arriti që të triumfoj në shumë gara vendore por edhe ndërkombëtare. Ai me emocione  po e pret këtë garë e cila është më e rëndësishmja në karrierën e tij.

“Nga tani kam emocione të mëdha se këtë garë e kam pritur gati 4 vite. Jam mirë i përgatitur pasi me trajnerin tim, Muarem Imeri kemi punuar shumë dhe tani pres medalje ballkanike”, tha djaloshi i edukuar mirë i cili ka potencial të madh. Ndryshe, ai do të garoj të premten duke filluar në ora 09:00 të mëngjesit. (A.R.)

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *