Studeniçani, sërish arenë e pehlivanëve të Ballkanit
April 27, 2018
0 comments
Share

Studeniçani, sërish arenë e pehlivanëve të Ballkanit

Më 13 maj të këtij viti, Shoqata për Arsim, Kulturë, Sport dhe Ekologji do të organizojë manifestimin ndërkombëtar kulturoro- sportiv “Etno Fest Tradita Vazhdon 2018”, e cila do të mbahet në qendrën rekreativo- sportive në Studeniçan të Shkupit.

Sipas organizatorëve edhe sivjet pritet të marrin pjesë rreth 100 mundës nga Turqia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia. Sivjet është hera e tetë i manifestimit dhe realizohet në bashkëpunim me federatën e organizatave botërore dhe ballkanike si dhe Federatën e mundjes shtetërore të Republikës së Turqisë.

Përveç mundësve manifestimi ka edhe karakter kulturorë ku do të marrin pjesë edhe shoqëritë kulturore-artistike që do të prezantohen me këngë dhe valle të vjetra popullore si dhe do të prezantohen ushqime tradicionale karakteristike për rajonin e Karshiakës si pjesë e vlerave etno-kulturore.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *