Strugani, Rexhep Islami përforcon KB Çair
July 24, 2017
0 comments
Share

Strugani, Rexhep Islami përforcon KB Çair

Klubi i boksit Çair po përforcohet me një boksier shumë kualitativ i cili vjen nga Zvicra por me prejardhje është nga Ladorishti i Strugës. Bëhet fjalë për Rexhep Islamin, një djalosh 23 vjeqar që me boks ka filluar në vendlindje kurse më pas ka vazhduar në Burgdorf tek klubi i boksertit profesionist Nuri Seferi, që njëherit e ka edhe si trajner.

Me angazhimin e ri, Islami u shpreh shumë i kënaqur dhe tha se do te jepë maksimumin në garat në Maqedoni duke e përfaqësu në mënyrë të denjtë klubin shkupjan. Në pyetjen e “ArenaRing” se pse bash KB Çair e zgjodhët për të vazhduar karrierën ai tha se ky klub është ma kualitativ në Maqedoni.

“Tek ky klub kohën e fundit po shoh shumë suksese dhe këto po i lexoj edhe nëpër media të ndryshme. Nga ana tjëtër, Fatoni është një njeri që e njeh boksit dhe mund të them lirisht se do kem fatë që do jemë nën komanden e tij”, tha Islami, duke shtuar se stërvitjet bazike do ti bëj në Zvicër, kurse vetëm para garave do të udhëtoj në Maqedoni, disa ditë më herët.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *