Strugani, Ndriqim Emini synon titullin e tretë, Kampion i Austrisë
April 10, 2018
0 comments
Share

Strugani, Ndriqim Emini synon titullin e tretë, Kampion i Austrisë

Një talent i madh i boksit kadal dal po bën karrierë në Austri, bëhet fjalë për Ndriqim Emini i cili me prejardhje është nga Struga por që jeton dhe vepron së bashku me familjen e tij në Vijenë të Austrisë.

Me boks filloi qysh në fëmijëri sepse gjithnjë pasion kishte sportet luftarake, dhe nuk gaboi pasi për kohë të shkurt arriti të bëhet edhe kampion i këtij vendi. Kurse tani ai po përgatitet që të mbroj edhe titullin sepse muajin e ardhshëm do të garoj për titullin e tretë. “Ka kohë që kam filluar përgatitjet dhe mendoj se do jem maksimalisht I gatshëm që të jap më të mirën në kampionat. Synoj edhe sivjet titullin dhe për këtë do luftoj deri në fund”, tha 17 vjeçari për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing”.

Ai shtoi se gjatë vitit ka deri 11 lufta por gjithnjë është i gatshëm për ballafaqime të reja, kurse synimi i tij është që në të ardhmen të paraqitet edhe në kampionatet evropiane e botërore, por pse jo një ditë të debutoj edhe në boksin profesionist, që njëherit është edhe ëndrra e tij. Ai në fund ka falinderuar edhe prindërit e tij që e mbështesin maksimalisht si dhe stafin e klubit të tij.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *