Strugani Ndriçim Emini, djaloshi i sukseseve
February 20, 2019
0 comments
Share

Strugani Ndriçim Emini, djaloshi i sukseseve

Një talent i madh po depërton dal ngadalë në sportin e boksit i cili madje po shihet edhe e ardhme e mirë në boksin profesionist nga ekspertët e këtij sporti. Bëhet fjalë për 19 vjeçarin, Ndriçim Emini i cili me prejardhje është nga Kalishta e Strugës por që jeton dhe vepron në Vijenë të Austrisë. Me sport ka filluar qysh nga mosha 14 vjeç ku deri tani ka arrit shumë rezultate të lakmueshme në boksin amator me çka po mburen edhe familja e tij. Në një intervistë për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” ai shpreh synimet e tija për të ardhmen ku edhe dëshiron të bëhet pse jo edhe kampion i botës.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport?

Emini: Me sportin e boksit kam filluar të merrem nga mosha 14 vjeçare

ArenaRing: Në cilin klub u regjistruat dhe kush janë trajnerët e tu të parë?

Emini: Jam regjistruar në klubin më të mirë në Austri “Box club brunce” ku trajner është Daniel Nader.

ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring?

Emini: Ndeshjen e parë e kam pasur pas 4 muajve ushtrime intensive.

ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj ?

Emini: Fillimi i karrierës ka qenë shumë i suksesshëm  sepse pas 5 luftave jam shpallur edhe kampion i Austrisë U-17. Mbas këtij suksesit e kam përfaqësuar Austrinë në aktivitet ndërkombëtare ku jam edhe sot.

ArenaRing: Ndeshja e parë dhe sa ishte e vështirë e njëjta?

Emini: Për mua të them drejtën ndeshja e par ka kaluar pa asnjë problem ku edhe kam arrit deri tek triumfi i lehtë.

ArenaRing: Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton ?

Emini: Nuk është edhe shumë, në nivel mesatar

ArenaRing: Sukseset e juaja ?

Emini: Kampioni i Austrisë 2016, Kampion i Viennes 2016, Kampion i Bundesligës ne Austri  14/15/16/17/2018, më i miri boksier ne Bundesliga ne kategorinë u17 – 2016 dhe tani u shpalla nënkampion 2018.

ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen ?

Emini: Më 5 prill kam ndeshjet nga kampionati i Austrisë U-23 ku edhe jam duke u përgatit maksimalisht sepse dua që të triumfoj. Shpresoj ta arrij qëllimin.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje ?

Emini: Familjes gjithnjë i ka pëlqy ky sport, andaj nuk kam pas asnjëherë pengesa, përkundrazi gjithnjë më kanë mbështet dhe për këtë i falënderoj publikisht.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Emini: Ndjenja ma mira tek ky sport për mua janë fitoret edhe kur i realizoj qëllimet e mia si shembull me u bë kampioni i Austrisë U-23 ose me u bë kampion i botes në boksin profesionist dhe amator. Kurse ndjenja më e keqe është humbje për mua tek ky sport.

 

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *